Për homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në 16 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës ishte edhe deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, së bashku me anëtarë të tjerë të kësaj partie.
Në përvjetorin e 16-të të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, edhe krerë të lartë shtetërorë gjatë ditës bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me anëtarë të kabinetit qeveritar bënë homazhe tek varrezat e familjes Jashari.
Përveç krerëve shtetërorë, qytetarë të shumtë anë e mbanë Kosovës e jashtë saj, erdhën për të nderuar sakrificën e familjes Jashari.