Vesel Mustafa, një qytetar nga Qirezi i Skenderajt që ka humbur disa familjarë në luftë ka kënduar disa këngë për Skënderbeun e Adem Jasharin me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Teksa ka qenë për vizitë në Prekaz, Mustafa ka kënduar live këngë për Skenderbeun e Adem Jasharin.
Ndryshe, sot bëhen 16 vjet që kur Kosova u shpall shtet i pavarur.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës.