Minsitri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka uruar 16 vjetorin e Pavarisësë së Kosovës.
Ai ka thënë se derisa sot festojmë “16 vjetorin e pavarësisë sonë, nderojmë sakrificën e të gjjthë atyre që me mundin e gjakun e tyre ngritën themelet e lirisë sonë”.
“Sot festojmë me miqtë dhe aleatët tanë të cilët kanë kontribuar për lirinë tonë e angazhohen bashkë me ne në ngritjen e institucioneve tona”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Gëzuar 16 vjetorin e Pavarësisë, Kosovë!
Historia e përpjekjeve dhe rezistencës së madhe për liri e çlirim i prinë shpalljes së Kosovës të pavarur dhe sovrane. Teksa sot festojmë 16 vjetorin e pavarësisë sonë, nderojmë sakrificën e të gjjthë atyre që me mundin e gjakun e tyre ngritën themelet e lirisë sonë.
16 vite nga shpallja e pavarësisë, Kosova jonë qëndron e fortë e sovrane në çdo cep të saj pavarësisht stuhive, sfidave e përpjekjeve të shumta për të ndryshuar këtë fakt.
Sot festojmë me miqtë dhe aleatët tanë të cilët kanë kontribuar për lirinë tonë e angazhohen bashkë me ne në ngritjen e institucioneve tona.
Kur sot festojmë e gëzojmë për pavarësinë tonë, në nivel të detyrës kemi zyrtarët policorë, mjekët, ushtarët e zjarrfikësit të cilët janë në shërbim të qytetarëve tanë e në sovranizim të vendit tonë. Ju uroj përzemërsisht 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe i falënderoj për kontributin e përditshëm për ngritjen dhe forcimin e Republikës sonë!
Gëzuar pavarësinë e Kosovës e dashura mërgatë që sot feston larg atdheut. Kontributi juaj në kohërat më të vështira e atyre më të mira për popullin tonë është i paharrueshëm.
Gëzuar Kosovë!
Ne të dalim zot.