Në 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të dokumenteve të para në Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL).
Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se po institucionet po bëjnë të pamundur për dokumentimin e krimeve të luftës.
Ai ka thënë se për këtë është themeluar ky institut ndërsa funksionalizimi i tij është një obligim që po përmbushet ndaj “kujtesës sonë si popull dhe kërkesës sonë për drejtësi”.
Në ceremoninë e nënshkrimit kanë marrë pjesë eedhe drejtori i Institutit, Atdhe Hetemi dhe kryetari i Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës (KKAFZHK), Ahmet Grajçevci.