Haziri thotë se BE e ShBA janë mobilizuar me mbyllë marrëveshjen brenda 45 ditëve

Aktuale

Haziri thotë se BE e ShBA janë mobilizuar me mbyllë marrëveshjen brenda 45 ditëve

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 22:17
Emisarët evropianë dhe amerikanë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë procesi i Kosovës në dialog lidhet me 45 ditët e ardhshme.

Haziri ka thënë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë duke u angazhuar shumë që brenda këtyre ditëve ta mbyllin ndaj Kosovës.

“BE-ja dhe SHBA-ja është e mobilizuar me mbyllë këtë çështje të obligimit të Kosovës me ndihma të mëdha njerëzore, financiare edhe humane për 45 ditë, dhe Kosova me marrë kreditin e madh, sepse Serbia obligohet me marrë veprime”, ka thënë Haziri.

Për heqjen e masave ndaj Kosovës, Haziri ka thënë se Borrell e Lajçak janë angazhuar për heqjen e masave ndaj Kosovës, por që nuk kanë gjetur mbështetje nga partnerët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat