Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë Konferencës së Sigurisë të Mynihut është takuar me homologun e saj portugez, João Cravinho.
Gërvalla në platformën “X”, tha se me ministrin e jashtëm të Portugalisë mes tjerash kanë diskutuar edhe për situatën e sigurisë në Kosovës si dhe në Ballkanin Perëndimor.
“Në MSC2024, u takova me homologun tim portugez João Cravinho.
Diskutuam sigurinë rajonale dhe globale, duke u fokusuar në situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe perspektivën integruese në BE për rajonin tonë”, ka shkruar Gërvalla.