Raportimet për dëmtimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA, reagon Instituti për Studime të Sigurisë: Këto deklarata janë shqetësuese!

Aktuale

Raportimet për dëmtimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA, reagon Instituti për Studime të Sigurisë: Këto deklarata janë shqetësuese!

Nga: A.M. Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Raportet Kosovë-SHBA, reagon Instituti për Studime të Sigurisë: Këto deklarata janë shqetësuese!

Së fundi, ka pasur raportime dhe deklarata nga njerë public se marrëdhëniet Kosovë-SHBA janë dëmtuar.

Për këtë gjë, ka reaguar Instituti për Studime të Sigurisë përmes rrjetit social “Facebook.

Në reagim potencohet se presioni dhe diplomacia imponuese është gjë e zakonshme në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Të tilla deklarata nuk do duhej shprehur në opinion edhe po të kishte diqka të vërtetë në këtë drejtim. Ne konsiderojmë se gjithë kjo trysni e perëndimit kundrejt Kosovës nuk është gjë më shumë sesa një diplomaci imponuese, gjë që zakonisht konsiderohet normale në mardhëniet ndërkombëtare, e aq më tepër në kohën e zhvillimeve politike në arenën ndërkombëtare”, thuhet ndër tjera, përcjell “Bota sot”.

Reagimi i plotë

Instituti ynë konsideron shqetësuese deklaratat për dëmtim të mardhënieve Kosovë-Amerikë.!

Ditëve të fundit me të madhe mediat janë duke paraqitur deklarata të njerzëve me ndikim në shoqërinë kosovare për dëmtim apo rrezikim të prishjeve të raporteve Kosovë-Amerikë.

Të tilla deklarata nuk do duhej shprehur në opinion edhe po të kishte diqka të vërtetë në këtë drejtim. Ne konsiderojmë se gjithë kjo trysni e perëndimit kundrejt Kosovës nuk është gjë më shumë sesa një diplomaci imponuese, gjë që zakonisht konsiderohet normale në mardhëniet ndërkombëtare, e aq më tepër në kohën e zhvillimeve politike në arenën ndërkombëtare.

Ndryshe mund të shihen si propagandë me një kauzë që nuk duamë të besojmë se bëhet e qëllimshëme.!

Të flasësh kështu duke cënuar rëndë interesat e vendit (sikur të ishin palë e tretë mes betejës politike Kosovë-Serbi), nëse nuk ka qëllim është absurditet.!

Interes i Kosovës gjeopolitik e gjeostrategjik më të madh nuk ka sesa partnertiteti dhe rrugëtimi i përhershëm me mikun historik të saj, siç është SHBA, njëherit promovimi i tij.

E kundërta, është interes vetëm i Serbisë, rrjedhimisht i Rusisë.!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat