Kosova dhe Turqia synojnë rritjen e tregtisë mes vete

Aktuale

Kosova dhe Turqia synojnë rritjen e tregtisë mes vete

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 18:18
Sabri Tunç Angılı dhe Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Në njoftim thuhet se ambasadori Angili e uroi kryeministrin Kurti për 16-vjetorin e Pavarësisë duke theksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

Kryeministri Kurti e falënderoi Ambasadorin Angili për urimin, dhe në të njëjtën kohë për rolin, kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin në projektet e përbashkëta në fushën e ekonomisë, energjisë dhe kulturës, përfshirë edhe mundësitë për të rritur bashkëpunim tregtar përmes promovimit të bizneseve të të dy vendeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat