Instituti për studime dhe siguri ka reagua në lidhje me deklarimet rreth “ftohjes” së raporteve mes Kosovës dhe SHBA-së.
Sipas këtij Instituti deklarata e tilla nuk do të duhej të shprehen në opinion edhe nëse do të kishte diçka të vërtetë.
Më tej thuhet, se kjo është një trysni e Perëndimit kundrejt Kosovës sesa një diplomaci.
Reagimi i plotë:
Instituti ynë konsideron shqetësuese deklaratat për dëmtim të mardhënieve Kosovë-Amerikë!
Ditëve të fundit me të madhe mediat janë duke paraqitur deklarata të njerzëve me ndikim në shoqërinë kosovare për dëmtim apo rrezikim të prishjeve të raporteve Kosovë-Amerikë.
Të tilla deklarata nuk do duhej shprehur në opinion edhe po të kishte diqka të vërtetë në këtë drejtim. Ne konsiderojmë se gjithë kjo trysni e perendimit kundrejt Kosovës nuk është gjë më shumë sesa një diplomaci imponuese, gjë zakonisht konsiderohen normale në marrëdhëniet ndërkombëtare, e aq më tepër në kohën e zhvillimeve politike në arenën ndërkombëtare.
Ndryshe mund të shihen si propagandë me një kauzë që nuk duam të besojmë se bëhet e qëllimshme.!
Të flasësh kështu duke cënuar rëndë interesat e vendit (sikur të ishin palë e tretë mes betejës politike Kosovë-Serbi), nëse nuk ka qëllim është absurditet!
Interes i Kosovës gjeopolitik e gjeostrategjik më të madh nuk ka sesa partnertiteti dhe rrugëtimi i përhershëm me mikun historik të saj, siq është SHBA, njëherit promovimi i tij.
E kundërta, është interes vetëm i Serbisë, rrjedhimisht i Rusisë.!