Zv.ministri Vokrri: Qesharake të besohet se në Kosovë nuk mund të jetohet pa dinarin

Aktuale

Zv.ministri Vokrri: Qesharake të besohet se në Kosovë nuk mund të jetohet pa dinarin

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 18:39
Arbër Vokrri

Arbër Vokrri, zëvendësministëri i Pushtetit Lokal, tha se është qesharake të besohet se në Kosovë nuk mund të jetohet pa dinarin.

Këtë deklaratë Vokrri e bëri duke komentuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për çështjen e dinarit.

“Unë mendoj se është qesharake të besohet se në Kosovë nuk mund të jetohet pa dinarë. Nuk mund të funksionohet pa dinarë ju lutem… Nuk besoj që dikush e pranon këtë argument, as në Kosovë as jashtë. Kështu që jo, nuk mund të jetë e rënduar jeta e qytetarëve serbë edhe në fakt nuk është ndaluar dinari sepse vazhdimisht thuhet se është ndalu, ata mund t’i marrin të njëjtat financa që i kanë marrë sikur deri më tani nga Republika e Serbisë vetëm se ato kalojna përmes thesarit të Kosovës dhe nëse shkojnë në bankomat ajo vlerë e dinarëve iu del në euro. Dhe të njëjtat mund t’i shfrytëzojnë për transaksione të të gjitha llojeve”, tha Vokrri.

Madje sipas tij, të vetmit të cilët janë goditur nga ky vendim janë strukturat paralele dhe pjesëtarët e organizatave terroriste serbe në veri të vendit.

“Të vetmit që janë goditur me këtë veprim janë strukturat paralele edhe ashtu të dobësuara dhe mund të them edhe pjesëtarët e orgaizatave terroritse të cilaët e kanë shfrytëzuar dinarin për transaksione edhe për influencë tek qytetarët serbë të Kosovës”, shtoi tutje ai.

Ndryshe, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shprehur drojë se Kosova rrezikon të përballet me tensione të reja në veri për shkak të rregullores së re të BQK-së.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të gjej një mënyrë për të zgjidhur çështjen e rregullores së BQK-së, si dhe ka kërkuar një lloj gjykimi për të.

Rregullorja e BQK-së thotë se euroja është e vetmja valutë zyrtare në vend, dhe që ndalon dinarin serb, me të cilin komuniteti serb në veri ka marrë mjete nga Serbia.

Madje Hovenier ka thënë se kjo situatë ka prekur marrrëdhëniet dhe çdo deklarim nga eksponentë qeveritarë se çdo gjë është në rregull, nuk është e vërtetë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat