Kurti takon ambasadorin turk, diskutojnë për bashkëpunimin tregtar

Aktuale

Kurti takon ambasadorin turk, diskutojnë për bashkëpunimin tregtar

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 18:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

“Në takim u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin në projektet e përbashkëta në fushën e ekonomisë, energjisë dhe kulturës, përfshirë edhe mundësitë për të rritur bashkëpunim tregtar përmes promovimit të bizneseve të të dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Tutje bëhet e ditur se ambasadori Angili e uroi kryeministrin Kurti për 16-vjetorin e pavarësisë duke theksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Angili për urimin, dhe në të njëjtën kohë për rolin, kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat