Këta janë dy vëllezërit Osmani që dyshohen për plagosjen e 40-vjeçarit në Vushtrri

Aktuale

Këta janë dy vëllezërit Osmani që dyshohen për plagosjen e 40-vjeçarit në Vushtrri

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 20:08
Ilustrim

Gazeta pak më parë raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, të cilët tashmë ndodhen në masën e ndalimit policor.

Të dyshuarit janë vëllezërit Bashkim dhe Isa Osmani, 37 dhe 45-vjeçar.

Vëllezërit Osmani janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se i gjithë sherri ka ndodhur pas një konflikti për pronë, e që situata më pas eskaloi në përleshje fizike ku u përdor edhe arma e zjarrit.

Viktima, që është një 40-vjeçar, është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Vushtrrisë, ku i është ofruar ndihma e parë mjekësore e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Vrasje në tentativë’ dhe ‘Lëndim trupor’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat