Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka uruar Sibel Halimin për emërimin e saj në pozitën e Drejtoreshës së Kulturës në Komunën e Prishtinës.
“Përgjatë 3 viteve të shkuara, Sibelin e njoha jo vetëm si një bashkëpunëtore me motiv e energji përplot, por edhe si një pasionante e përkushtuar e kulturës. Sot, jam i bindur se puna e saj në Kryeqytet do të jetë me përplot përkushtim e zell. Që peizazhi kulturor i Prishtinës sot merr vërtetë vlerë”, shkruan Abdixhiku në një postim në profilin e tij në Facebook.
Abdixhiku thotë se Halimi është “kontribuese e pasionante e kulturës sonë”.
Postimi i plotë:
Sibelit i urova detyren e re, të Drejtoreshës së Kulturës në Komunën e Prishtinës.
Përgjatë 3 viteve të shkuara, Sibelin e njoha jo vetëm si një bashkëpunëtore me motiv e energji përplot, por edhe si një pasionante e përkushtuar e kulturës. Sot, jam i bindur se puna e saj në Kryeqytet do të jetë me përplot përkushtim e zell. Që peizazhi kulturor i Prishtinës sot merr vërtetë vlerë.
Sibeli ka udhëhequr me plot sukses Departamentin e Kulturës brenda LDK-së, siç ka udhëhequr punën e dhjetra profesionistëve në hartimin e kapitullit të kulturës në programin “Rruga e Re”. Si zëdhënëse politike ka artikuluar me elekuencë qëndrimet tona politike përgjatë gjithë mandatit tim të parë; e si anëtare e Kryesisë Qendrore sot vazhdon të formësojë politikat partiake në çdo drejtim.
Para së gjithash, ajo është një kontribuese e pasionante e kulturës sonë. E si grua në politikë - tani dhe në rol udhëheqës - mbanë detyrim të dyfishtë; të bëjë fushën që e do, si një grua e jashtëzakonshme që është. S’kam asnjë dyshim se do t’ia dalë. Për këtë ka gjithë mbështetjen tonë!
Të priftë e mbara Sibel!