Opinionsti Bardhyl Meta ka dhënë një koment për fitoren e Qeverisë Kurti.
Sipas tij, fitoren e kësaj qeverie e ndihmoi pjesa populliste e LDK-së prirë nga tashmë presidentja, Vjosa Osmani me Guxo.
”Zgjedhejt i ka fitu VV-ja dhe Lista Guxo”.
”Një gjysmë e LDK-së është nda nga partia dhe kanë kaluar në Guxo”.
”Gjashtë muaj më herët në zgjedhjet paraprake, Vjosa Osmani si kandidate LDK-së dhe Albin Kurti si kandidat i VV-së, kanë pasë dallim më 1%”.
”Aty ka fitu diskursi i Albin Kurtit, por në VV, ka shku pjesa populliste e LDK-së e prirë nga Vjosa Osmani”.