EK Consulting autorizohet nga Simple Group - Singapori për të bashkëpunuar në forcimin dhe avancimin e raporteve ekonomike në mes të Republikës së Kosovës dhe Singaporit.
Ekonomia e Singaporit është në hovin e zhvillimit modern bazuar në edukim dhe digjitalizim.
Një model i tillë i zhvillimit ekonomik në Singapor mund të jetë model në orientimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës në të ardhmen.
Forumet ekonomike të përbashkëta, Panaire në Kosovë, Singapor dhe vende të tjera në botë, promovimi i edukimit, digjitalizimit dhe promovimit të produkteve dhe shërbimeve të të dyja vendeve do të jenë target i avancimit të bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Singaporit përmes ketij autorizimi.