Avokati Meshari Selimaj ishte këtë të enjte i ftuar në një lidhje me Skype për emisionin “Good Morning Albanians”, për të komentuar rastin fatkeq të një 4-vjeçareje e cila humbi jetën në spitalin e Gjakovës.
Ai tha se pavarësisht se ngjarja është shumë e rëndë, e po bën mjaft zhurmë nëpër mediat shqiptare e ato të Kosovës, ka një problem, këto ngjarje sipas tij harrohen sapo del një rast i ri.ai përmendi rastin e Liridonës,duke thënë se si u harrua vrasja e Liridonës, ka mundësi që të harrohet edhe vdekja e 4-vjeçares.
“Përvoja po na tregon dhe çudia më e gjatë po zgjatë nga traditë. Nëse u kujtohet edhe për raste të tjera me rrethana të tjera, rasti i ri merr vëmendjen dhe rasti i shkuar harrohet. Këtu është problemi që ne si shoqëri dhe si qytetar duhet të jemi të vetëdijshëm.
Ne kemi raste të ndryshme që harrohen, që lihen anësh pasi vëmendjen e marrin rastet e reja. Rastin e Liridonës ka ditë që nuk e ka përmendur askush. normalisht nuk mund të trajtohet përditë ,por në sensin e asaj që të avokohet çështja, unë shpresoj që të ketë vëmendjen e në vazhdim e të mos harrohet”,-tha avokati.