Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Katarit

Aktuale

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Katarit

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 19:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja Vjosa Osmani pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i shtetit të Katarit, Jabor Ali Hussein Al Haëashela Al Dosari.

Në njoftimin e presidencës thuhet se Osmani shprehu vlerësimin për përkushtimin e vazhdueshëm të Katarit për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me Kosovën.

“Osmani shprehu besimin për vazhdimin e mbështetjes nga Katari si në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare ashtu edhe në fuqizimin e pozicionit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

“Osmani dhe Al Dosari, ndër të tjera diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, në veçanti në fushën e ekonomisë, bujqësisë, energjisë, shëndetësisë dhe fusha të tjera. Gjithashtu, u diskutua edhe për një sërë çështjesh në fushën e bashkëpunimit bilateral, edicionin e sivjetmë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe çështje tjera me rëndësi të interesit të dyanshëm”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat