​Ministri Peci takohet me homolgoun e tij nga Katari

Aktuale

​Ministri Peci takohet me homolgoun e tij nga Katari

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 21:33
Pamje nga takimi

​Ministri Peci takohet me homolgoun e tij nga Katari.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, gjatë vizitës së tij zyrtare në Katar, zhvilloi një takim me homologun e tij, Abdullah bin Hamad bin Abdullah Al Attiya, me ç’rast u dakorduan që të nënshkruajnë një protokoll bashkëpunimi përmes së cilit do konkretizojnë bashkëpunimin ndër-institucional dhe ndërshtetëror në sektorin e bujqësisë.

Ndryshe, në Panairin AGRITEQ i cili po mbahet në Katar, pjesëmarrës janë një numër i konsiderueshëm i kompanive nga Kosova.

Pjesëmarrja e këtyre kompanive vjen si iniciativë e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe koordinimit me autoritetet e Katarit, me qëllim të rritjes së mundësive për investime në Republikën e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat