Statovci kërkon lehtësira për banorët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në ligjin për shtetësi

Aktuale

Statovci kërkon lehtësira për banorët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në ligjin për shtetësi

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 22:23
Deputetja e GUXO-së, Jeta Statovci

Deputetja e GUXO-së, Jeta Statovci, ka kërkuar lehtësira për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në ligjin e ri për shtetësi.

Statovci ka thënë që bashkëkombësit në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc ende po përballen me diskriminim sistematik.

“Bashkëkombësit tanë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc vazhdojnë të përballen me diskriminim sistematik. Shumë prej tyre përballen edhe me probleme të shumta sociale, sepse vendet e tyre të punës u kërkojnë dokumente që dëshmojnë shtetësinë”, ka thënë Statovci.

“Deri tani, qytetarët nga lugina, sa i përket procedurave të marrjes së shtetësisë, janë trajtuar njësoj sikur qytetarët nga kontinente të largëta, pa asnjë lehtësi të vetme”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat