Profesori universitar Nagip Skenderi aderon në AAK

Aktuale

Profesori universitar Nagip Skenderi aderon në AAK

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 16:11
Nagip Skenderi dhe Ramush Haradinaj

Nagip Skenderi, profesor universitar,  ka kaluar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai është pritur nga kryetari i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Skenderi aty çon pasuri njohurish dhe energji frymëzuese në fushën e ekonomisë dhe diplomacisë.

“Aleancën e karakterizon një vizion i qartë për të ardhmen e Kosovës, një vizion për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht dhe të sigurt, si anëtare e NATO-s. Me njerëz profesionist e të dëshmuar sikurse Profesor Skenderi, përkushtimi ynë për ta bërë të mundshëm ndryshimin e nevojshëm në vend dhe avancimin në drejtim të mirëqenies së përgjithshme dhe zhvillimit, do të jetë padyshim i arritshëm”, ka shkruar Haradinaj.

“Suksese në rrugën tuaj të re në Aleancë, Profesor Nagip Skenderi! Ju mirëpresim me zemër të hapur në ekipin tone”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat