Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen elektronike, në të cilën ka miratuar listën e kandidatëve të propozuar për tre anëtarë të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, si në vijim:
Habib Basholli;
Nasuf Mjekiqi;
Bahri Karaça;
Avdi Mjeku;
Hasan Preteni;
Kaltrinë Demiri.
Përveç kësaj, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për rritjen e kufirit të shpenzimeve në shumë prej 10 milionë euro për Projektin “Rehabilitimi i Linjës 10 Hekurudhore Fushë Kosovë – Han i Elezit”, nga fondet e huamarrjes klauzola e investimeve.
Me anë të një kumtese për media, bëhet e ditur se rritja e kufirit të shpenzimeve bëhet për mbulimin e obligimeve të projektit nga Kredia me Bankën Evropiane për Investime, dhe se nuk ndikon në tejkalimin e kufirit të deficitit sipas rregullës fiskale.