Ministri i Mbrojtes, Ejup Maqedonci së bashku me Komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari kanë pritur në takim një delegacion nga Departamenti i Mbrojtjes të SHBA-së.
Me të cilët zhvilluan konsultimet bilaterale të mbrojtjes.
“Së bashku u dakorduam për rrugën përpara me përkushtimin e përbashkët për implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit që do të kulmojë me arritjen e kapaciteteve të plota drejt një force profesionale, multi-etnike, të ndërveprueshme me NATO-n dhe të gatshme për të zhvilluar misionin e mbrojtjes së territorit.” ka shkruar Maqedonci në Facebook.
Detaje tjera nuk u japen.