Në Kuvendin e Republikës së Kosovës sot vazhdon punimet konferenca rajonale "Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor".
Konferenca nis në orën 10:00 dhe është organizuar nga Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes fascilitimit të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), nëpërmjet përkrahjes së Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Kosovë, si dhe Ambasadës Kanadeze në Kroaci dhe Kosovë.
Agjenda
10:00-11:30 Tryezë e rrumbullakët "Zbatimi i Rezolutës 1325 në nivelin lokal”, moderuar nga Eliza Hoxha, anëtare e Grupit të Grave Deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
- Majlinda Bufi, Kryebashkiake e Bashkisë së Roskovecit, Republika e Shqipërisë
- Katarina Adjancic, Zëvendës-Kryetare e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Republika e Kosovës
- Teuta Arifi, Ish-Kryetare e Komunës së Tetovës, Republika e Maqedonisë së Veriut.
11:30-12:00 Përmbyllja e konferencës
Përmbledhje e diskutimit dhe rekomandimeve gjatë konferencës nga Eliza Hoxha, deputete/ Anëtare e Bordit të Grupit të Grave Deputete, Republika e Kosovës
Fjalim përmbyllës nga Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës