Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, pas raportimit të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka thënë se FSK-ja dhe komandanti janë duke bërë një punë të shkëlqyer me ushtrinë.
Ai deklaroi se gjitha problemet që shfaqen janë duke u eliminuar.
“Mund të them që FSK edhe komandanti i FSK-së janë duke bërë një punë të mire gjithë ajo punë që është bërë është e mirë për vendit. Gjithë ato problemi që janë duke u eliminuar”, ka thënë ai.
Sa i përket ikjeve të pjesëtarëve të FSK-së, Berisha deklaroi se ato janë duke ndodhur për çështje ekonomike.