Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate, ka reaguar pas vendimit për lirimin e Glauk Konjufcës nga akuza për gazin lotsjellës që dikur u hodh në Kuvend.
Sherifi shkruan në Facebook se pasi këtij vendimi, më e pakta që mund të bënte Konjufca ishte të falendëronte ish deputetët, Sabri Hamiti, Adem Grabovci dhe Pal Lekaj.
Postimi i plotë:
Pas lirimit nga akuza me arsyetimin se “asnjë dëshmitar nuk deshmoi në Gjyq që ai ka hedhë gaz lotsjellës në Kuvend”, më e pakta që tani pritet nga Glauk Konjufca është një falënderim publik për dëshmitarët deputetë të “regjimit të vjetër” Sabri Hamiti, Adem Grabovci dhe Pal Lekaj të cilët e shpëtuan nga dënimi!
P.S nëse nuk guxon prej Albin Kurtit me i falënderu publikisht, së paku nga një sms do të duhej t’ua dërgonte!