Lajçak deklarohet pas takimeve për dinarin: Shumë pyetje mbeten pa përgjigje, do të nevojiten takime shtesë

Aktuale

Lajçak deklarohet pas takimeve për dinarin: Shumë pyetje mbeten pa përgjigje, do të nevojiten takime shtesë

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 16:15
Foto nga takimi

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar për takimin e sotëm në Bruksel për çështjen e dinarit.

Lajçak theksoi se takimi i sotëm ishte një hap i parë i rëndëishëm, por thotë se do të nevojiten takime shtesë.

“Unë mirëpres angazhimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet e prekura nga rregullorja e fundit e BQK-së.

Takimi i sotëm i dialogut ishte një hap i parë i rëndësishëm, por shumë pyetje politike mbeten pa përgjigje. Do të nevojiten takime shtesë”, shkroi Lajçak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat