Eksperti financiar: Çështja e dinarit nuk u bë pjesë e dialogut sepse nuk shkoi Kurti

Aktuale

Eksperti financiar: Çështja e dinarit nuk u bë pjesë e dialogut sepse nuk shkoi Kurti

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 17:33
Milazim Abazi

Eksperti financiar, Milazim Abazi, ka vlerësuar se çështja e dinarit serb nuk mund te jetë pjesë e dialogut Kosovë – Serbi sepse sipas tij është çështje e brendshme.

Ai tha se kjo çështje nuk u bë temë në takimin e sotëm në Bruksel sepse nuk shkoi kryeministri Albin Kurti, por vetëm përfaqësuesit e BQK-së.

“Rregullorja e BQK-së dhe dinari nuk duhet të jetë temë e bisedimeve në Bruksel, besoj edhe se u realizua. Kryeministri që udhëheq dialogun nuk ka marrë pjesë në biseda. Këtë takim e konsideroj si një takim informues të Lajckaut për këtë çështje që është e brendshme dhe nuk ak të bëjë vetëm me serbët por me të gjithë qytetarët”, tha ai.

Abazi e kritikoi faktorin ndërkombëtarë duke thënë se po fusin tema të brendshme të Kosovës në dialog me Serbinë.

“Është qasje e gabuar e faktorit ndërkombëtarë dhe miqve tanë që po ndërmjetësojnë sepse çdo çështje nuk mund të bisedohet në dialog, është çështje e brendshme dhe ligjore dhe në pajtim me të gjitha rregullat, me rregullative. S’kemi pasur reagim të Bankës Qendrore Evropiane, sepse s’ka pasur asnjë Shkelje të ligjit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat