Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kritikuar Bashkimin Evropian rreth zhvillimeve të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe fasilitimin nga BE-ja.
E ftuar në ‘Info Plus” të ajo ka folur edhe për takimin e sotëm që është realizuar në Bruksel, ku është diskutuar çështja e dinarit.
“Kjo është një vazhdë e punës negative dhe të padobishme të Bashkimit Evropian, ku prej një lehtësuesi të dialogut është shndërruar në një mekanizëm të njëanshëm të menaxhimit të krizave, siç i quajnë ata”, tha Haradinaj-Stublla në RTK.
Sipas saj, në takimin e sotëm pala kosovare është tërësisht sovrane, ndërsa nga pala serbe me delegacionin ishte politik.
Haradinaj-Stublla e ka përgëzuar guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismailin për paraqitjen profesionale atje.