Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se gjatë qeverisjes së tij ka ndodhur “revolucioni i shamiave të kuqe”, duke thënë se e pranoi “Zajednicën”, teksa siç thotë ai, në qeverisjet e kaluara ishte kundër formimit të saj.
Deputeti i PDK-së ka thënë se tashmë Asociacioni është njësi administrative territoriale me status autonom, paralel i shtetit të Kosovës.
“Asociacionin e ke njësi administrative territoriale me status autonom paralel i shtetit të Kosovës.
Një pëllëmbë të jepet është si të jepet krejt Kosova, nuk kam luftuar të ndahet Kosova në pjesë. Ka ndodhur revolucioni i shamiave të kuqe në krye me zotin Kurti, Zajdenica, ai që ishte kundër saj është ky që e pranoi në tetor të vitit të kaluar”, ka deklaruar Berisha.