Emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka takuar sot krerët e LDK-së.
Nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri ka dhënë informacione në emsionin ‘Politiko’ se çfarë është biseduar në këtë takim.
Sipas tij, Sarrazin ka qenë i brengosur për mospërmbylljen e marrëveshjes mbi planin franko-gjerman.
“Natyrisht se askush nuk është i kënaqur karshi pritjeve që kanë qenë sepse pritjet kanë qenë që të përmbyllet kjo marrëveshje”, ka thënë Haziri.