Komentatorja politike, Fatime Hajdari ka komentuar deklaratën e gazetarit serb, Branislav Kërstiq.
Ajo ka thënë se fashizëm ka pasur po nga regjimi serb.
“Fashizëm ka ndodh në Ballkan por fatkeqësisht ky fashizëm ka ndodhur nga regjimi serb i cili në mënyrë të heshtur ka kaluar edhe prej qytetarëve serb në Kosovë, e që mendojë që është dashur ta denonin dhe të protestonin kundër këtij regjimi, i cili ka kryer fashizëm jo vetëm në Republikën e Kosovës por edhe në Bosnjë dhe Kroaci”, tha ajo.
Hajdari shton se çështja e dinarit nuk ka të bëjë me cënim apo shkelje e të drejtave të njeriut.