Në “Pressing”, po diskutohet për Marrëveshjen e Brukselit që ishte arritur vitin e kaluar mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk ka gjetur zbatim.
Për këtë çështje ka folur edhe Nezir Kraki, ligjërues, duke thënë se nuk beson që SHBA-ja dhe Evropa do ta izolojnë Kurtin për shkak se ky i fundit “merr vendime për funksionalizmit që Kosovës i mungon”, sipas Krakit.
“Nuk më merr mendja që duke marrë vendime, ose synuar funksionalizimin që po na mungon dhe pa të cilin nuk konsiderohesh serioz. Nuk më merr mendja që Kurti do të arrijë në atë shkallë ku do të bëhej i pafrekuentueshëm politikisht në Evropë dhe Amerikës sepse interesi i Amerikës dhe Evropës të jetë shtet funksional”, ka thënë ai.
Më tutje, ai ka thënë se Kosova po kërkon vetëm të ketë shtet funksional.
“Kosova po kërkon vetëm ta lejojë vetën të funksionalizohet si shtet”, ka thënë ai.