Gazetari Baton Haxhiu dhe ligjëruesi Nezir Kraki, kanë debatuar në T7.
Kjo pasi Kraki tha se “bashkësia ndërkombëtare ishte futur në hipnozë”.
Më pas erdhi reagimi i Haxhiut sesi “një profesor në Paris mund ta thotë këtë”.
Debati mes tyre:
Kraki: Ka pasur shumë episode që bashkësia ndërkombëtare na ka kërku me bë lëshime, kur ndodhi Banjska tash gjysmë të rrugës, u pa që demaskimi i Serbisë ishte brutal, dhe ajo hipnoza që ishin futur ndërkombëtaret bashkë me ndërmjetësuesit, diplomatit, etj.
Haxhiu: Qysh mundesh me thënë bashkësia ndërkombëtare është futur në hipnozë, po ti je profesor në Paris.
Kraki: Ai është një diplomat që ka dy vjet këtu, kur largohet nuk e dinë ku është Kosova.
Haxhiu: Unë po të tregoj si funksionon një ambasadë, ajo është shteti i cili e përfaqëson