Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka dhënë një koment për pamjet që publikoi sot RTK teksa Milan Radoiçiq shihet duke rrahur brutalisht Kryetarin e Komunës paralele të Mitrovicë së Veriut, Aleksander Spiriq.
Basha ka shpërndarë pamjet e RTK-së, dhe ka shkruar:
“Radojiçiq grushton brutalisht ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut! Jo që s’ka dinarë, por tash edhe grushta për argatët këndej e andej kufirit.
Po besoj QUINT-i nesër shkon e pyet Vuciqin pse nuk po e arreston këtë terrorist!”.