Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, tha se gjatë festimit të pavarësisë së Kosovës në Beograd, te qytetarët e thjesht nuk është vërejtur ndonjë shenjë që tregon pakënaqësi.
“Edhe pse ishte një numër i madh pranë asaj ndërtese qytetarëve të thjesht nuk u është vërejtur ndonjë jo simpati. Ka pasur një numër i madh i forcave policore por kanë qenë në rroba civile, të cilët kanë vëzhguar se kush del nga ajo ndërtesë”, tha ai.
I pyetur se a beson se do të ketë ndonjë penalizim për shkak të pjesëmarrjes së tij, ai tha se nuk mendon se diçka e tillë do të ndodh.
“Jo aspak nuk kemi frikë në atë drejtim, Republika e Kosovës është e pathyeshme dhe serbët çfarë duan le të mendojnë, por të them të drejtën një numër i madh i tyre e ka kuptuar realitetin, por edhe ndoshta kanë frikë ta thonë publikisht”.