Vllasi: Tema rreth dinarit është fryrë nga ana e Serbisë, për këtë arsye

Aktuale

Vllasi: Tema rreth dinarit është fryrë nga ana e Serbisë, për këtë arsye

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 08:56
Azem Vllasi

Dje në Bruksel është mbajtur takimi i përbashkët nën ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, lidhur me çështjen e dinarit serb në Kosovë.

Nga Kosova ka marrë pjesë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili. Kurse delegacioni nga Serbia udhëhiqej nga kryenegociatori Petar Petkoviq.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi, tha për RTK se tema e takimit nuk ka qenë politike, por Serbia dëshiron ta interpretojë ashtu.

Sipas tij, manipulon secilën temë që ka të bëjë me Kosovë.

“Krejt tema rreth dinarit është fryrë nga ana e Serbisë, për shkak se Kosova po merr kritika nga ato shtete që e kanë përkrahur Kosovën”, tha ai.

Vllasi tha se edhe po të shkonte Bislimi në Bruksel asnjë marrëveshje nuk do të arrihej.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat