Beogradi sulmon perëndimin se nuk ka kritikuar Kurtin për vendimin rreth dinarit por mënyrën e zbatimit të masave
Ish kreu i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Dreçun ka sulmuar sot perëndimin se nuk ka kritikuar dhe ndërmarr masa ndaj Kurtit për vendimin e suspendimit të dinarit, por vetëm rreth mënyrës së zbatimit të këtij vendimi, shkruan “Tanjug” transmeton “Bota Sot”.
Vetë fakti se dje në Bruksel u dërguan delegacioni teknik tregon se Prishtina ka bojkotuar bisedimet u shpreh Dreçun, duke vlerësuar se “perëndimi nuk mori masa dhe nuk kritikoi Kurtin për vendimin e ndalesës së dinarit, por vetëm për mënyrën e zbatimit të vendimit.
Kjo sipas tij është e papranueshme, pasi kjo masë e vendosur ka krijuar vështirësi dhe krizë humanitare tek disa kategori të shoqërisë veçanërisht tek ata me asistencë sociale që ato mjete i kanë burimin e vetëm për ekzistencë.
“Prishtina ka bojkotuar takimin dhe bisedat e djeshme nw Bruksel me çka qartë ka dëshmuar se nuk dëshiron të bisedohet në nivelin politik. Ata konsiderojnë se rreth kësaj çështje duhet të bisedojnë në nivelin e brendshëm” tha Dreçun për RTS në programin e mëngjesit.
Sipas tij, vetë fakti se Prishtina në bisedimet e ftuara nga i dërguari special për dialogun ka dërguar delegacionin teknik dhe ka kërkuar që rreth çështjes së dinarit të bisedojnë Bankat qendrore mes vetë tregon ata synojnë bisedë ndërshtetërore.