Fatmir Çollaku, njohës i fushës së sigurisë, tha se është pozitive që Tirana zyrtare po merr vëmendjen e ndërkombëtarëve dhe jo vetëm të rajonit për takime të rëndësishme, duke qenë nikoqire e zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë, duke kujtuar këtu edhe vizitën e paradoditshme të Sekretarit Blinken.
“Tirana zyrtare është duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për stabilitetin regjional e atë ndërkombëtar”, deklaroi Çollaku në “InfoPlus”.
Ai vuri në pah edhe angazhimin e Shqipërisë në OKB për Ukrainën, për sanksionet ndaj Rusisë dhe shumëçka tjetër që lidhen më luftën në Ukrainë.
“Tirana zyrtare është një subjekt i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare për të kontribuar në stabilitetin e sigurinë, fillimisht në regjion e pasta më gjerë”, shtoi Çollaku.
Ai më tej shtoi se Shqipëria po njihet si kontributdhënëse në rrjedhat e proceset integruese që janë të rëndësishme për regjionin e jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën, e kështu me radhë.
Tutje, lidhur me kërkesën e presidentit ukrainas për Ballkanin që të jetë unike karshi Rusisë, Çollaku e vlerësoi si pozitive, si një thirrje nga një vend që është duke vuajtur pasojat e një agresioni rus, agresion i paprovokuar nga ana e Ukrainës.
Çollaku më tej tha se Ballkani Perëndimor është një rajon me një siguri të brishtë.