Së fundmi, bashkimi opozitar AAK-Nisma kanë lidhur marrëveshje koalicioni me Listën Konservatore.
Abdullah Klinaku, pjesë e Listës Konservatore ka thënë se kjo listë ka fituar gradualisht mbështetje në vend nëpër qytete të ndryshme.
“Menduam edhe për këtë projekt politik. Vendosëm që në këto zgjedhje të jemi pjesë aktive.
Jemi pjesë e një koalicioni me AAK-Nisma, dhe së shpejti do të kalojmë në subjekt politik, do ta regjistrojmë dhe do ta zyrtarizojmë”, u shpreh ai.