Sot mbahet mbledhja e komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar në Komisionin e Pavarur të Mediave.
Në rend dite është:
Konstituimi i Komisionit dhe
Shqyrtimi i listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media.
Mbledhja nis nga ora 09:30.
Në po të njëjtën orë nis mbledhjen dhe Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.
Rendi i ditës:
Miratimi i rendit të ditës;
Miratimi i planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror;
Shqyrtimi i propozimeve për anëtar të Këshillit Prokurorial nga radhët e Odës së Avokatëve;
Shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.08/L-258 për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë;
Të ndryshme.