Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në takim zëvendësdrejtorin e ekonomisë në Britaninë e Madhe FCDO (Zyra për Punë të Jashtme dhe Zhvillim e Komonuelthit), Fergus Cumming.
Sipas njoftimit të ministrisë së Ekonomisë, Rizvanolli dhe Cumming diskutuan rreth mundësive të investimeve në Kosovë, veçanërisht në fushën e energjisë, telekomunikacionit, minierave, ujërave dhe mjedisit.
Cumming uroi Rizvanollin për arritjen e suksesshme të Ankandit Solar Fotovoltaik 100 MË i cili është në fazën e vlerësimit të ofertave të pranuar në shkurt të 2024.
Përndryshe, Cumming viziton Kosovën për herë të parë dhe është vendi i dytë që ai vizitoi në detyrën e tij të re, një vizitë që u nxit nga vizita e Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron më 3 janar dhe që është një shenjë e rëndësisë, që Sekretari Cameron i jep Kosovës dhe forcimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve.