Gjatë vitit 2022, kadeti i policisë, Flordian Shabaj, kishte mbetur i vdekur gjatë një aksidenti në komunikacion.
Por babai i tij Enver Shabaj, hedh dyshime se djalin e tij mund ta kenë vrarë.
Ai në një intervistë për Indeksonline ka spjeguar se si ka rrjedhur gjykimi lidhur me këtë rast.
Në seancvën e parë që është mbajtur në Gjykatën Themelorë në Pejë, Everi tregon se ata që shkaktuan aksidentin e pranuan fajësinë.
Mirëpo në seancën e rigjykimit për këtë rast ata nuk e pranuan fajsinë e kjo bëri që Everi të mos u fal gjakin atyre.
Ai po ashtu në intervistë për Indeksonline ka hedhur akuza edhe në drejtim të gjyqtarës së këtij rasti.