Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet seanca ndaj ministrit të Punëve te Brendshme, Xhelal Sveçla.
Poashtu edhe ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, Sali Zyba dhe Drita Millaku për hedhjen e gazit lotsjellës në mbledhjen e kuvendit në vitin 2019.
Në mungesë të cd-incizimeve nga ana e te pandehurve dhe mungesës së deputetes, Fitore Pacolli seanca e sotshme nuk ka vazhduar.
Seanca e ardhshme do të mbahet me 26 mars në ora 10:00.
Sveçla dhe deputetët e Vetëvendosjes akuzohen se kanë kryer veprën penale "Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm " si dhe "Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare".