Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave, përmes një postimi në Facebook thotë se zjarret në objekte të ndryshme në Prishtinë, janë bërë të përditshme.
Sipas tij, ekziston rreziku për ndonjë tragjedi nga zjarri.
Postimi i plotë:
Zjarret në objekte të ndryshme në kryeqytet, janë bërë pothuajse të përditshme.
Ekziston rrezik permanent për ndonjë tragjedi më të madhe nga zjarri, kjo edhe për shkak të mungesës së njohurive të qytetarëve për masat mbrojtëse nga zjarri, si dhe mos njohurive të tyre, për faktorët që ndikojnë më së shumti në shkaktimin e zjarreve.
Institucionet përgjegjëse duhet që me planprograme të ndryshme, të bëjnë edukimin shoqëror dhe sensibilizimin e qytetarëve për zjarret, shkaqet dhe pasojat e tyre.