Gërvalla nga Turqia: Theksova nevojën për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon

Aktuale

Gërvalla nga Turqia: Theksova nevojën për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon

Më: 2 mars 2024 Në ora: 00:31
Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se ka shkuar në Turqi, për të diskutuar ato që ajo i quan sfida urgjente të sigurisë.

Në Antalia për #ADF2024, duke diskutuar disa nga sfidat më urgjente të sigurisë së sotme dhe duke eksploruar zgjidhje paqësore gjatë kësaj periudhe të trazuar”, shkroi ajo.

Ajo tutje tha se në takimet e nivelit të lartë ka theksuar nevojën për veprim për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

“Në takimet e nivelit të lartë do të theksoj nevojën për veprim për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, shtoi Gërvalla në X.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat