Emisari britanik vjen me një propozim për dialogun Kosovë – Serbi, përmend Marrëveshjen e Belfastit

Aktuale

Emisari britanik vjen me një propozim për dialogun Kosovë – Serbi, përmend Marrëveshjen e Belfastit

Më: 2 mars 2024 Në ora: 16:26
Peach

Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, në një intervistë për “tanjug” ka folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Peach ka thënë se Britania e Madhe e përkrah dialogun dhe se procesi duhet të shkojë drejt krijimit të një ardhmeje multietnike dhe respektit të ndërsjellë.

I pyetur se si duhet të duket procesi i dialogut, Peach ka thënë se shembull i mirë për këtë është Marrëveshja e Belfastit apo që njihet ndryshe si “Marrëveshja e të Premtes së Mirë”, marrëveshje që mundësoi paqen në Irlandë të Veriut para 25 vitesh.

Peach ka thënë se kjo marrëveshje është një mësim i mirë për pajtim, pasi palët kishin bërë lëshime dhe negociata.

Dhe ky është një mësim i mirë për pajtim. Bëhet fjalë për lëshime, ka të bëjë me negociata, por mbi të gjitha ka të bëjë me vazhdimin e dialogut”, ka thënë Peach

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat