Kurti lajmërohet nga Roma, flet për zgjedhjet evropiane: Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme që nga viti 1979

Aktuale

Kurti lajmërohet nga Roma, flet për zgjedhjet evropiane: Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme që nga viti 1979

Nga: H.O. Më: 2 mars 2024 Në ora: 21:42
Albin Kurti nga Italia

Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në facebook nga Roma ka treguar për hapjen e fushatës së Partisë Evropiane të Socialistëve dhe Demokratëve (PES) për zgjedhjet evropiane.

Këto zgjedhje do të mbahen më 9 qershor, në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Kurti shkruan se këto zgjedhje evropiane nuk janë të rëndësishme vetëm për socialdemokratët e Evropës.

Postimi i plotë:

"Roma na e përkujton se asnjë ëndërr nuk mund të rritet pa njerëz ambiciozë dhe asnjë ambicie nuk mund të mbijetojë pa guxim. Kjo është arsyeja pse ne kujdesemi për Bashkimin Evropian. Për ne Evropa do të thotë paqe, zhvillim dhe përparim".

Me këto fjalë zyrtarisht sot në Romë u bë hapja e fushatës së Partisë Evropiane të Socialistëve dhe Demokratëve (PES) për zgjedhjet evropiane të cilat do mbahen me 9 qershor në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Kjo fushatë zgjedhore mbahet nën moton “Evropa që e duam: sociale, demokratike dhe e qëndrueshme”.

Këto zgjedhje evropiane nuk janë të rëndësishme vetëm për socialdemokratët e Evropës. Nga rezultati i këtyre zgjedhjeve varet demokracia evropiane dhe vlerat tona të përbashkëta: drejtësia shoqërore dhe sundimi i ligjit, kushtet e dinjitetshme të punës dhe luftimi i varfërisë, të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore, beteja kundër regjimeve autoritare dhe mbrojtja e mjedisit, solidariteti dhe paqja panevropiane. Në thelb të këtyre vlerave të përbashkëta qëndron një premisë: respekti ndaj qytetarëve në mbarë Evropën.

Andaj, duke cituar sërish Presidentin e PES-it Stefan Löfven: “Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme që nga viti 1979.”

Për këtë detyrë madhore, për drejtimin e fushatës zgjedhore, para fjalimeve përmbyllëse nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe sekretarja e Partisë Demokratike Italiane, Elly Schlein, u miratua në mënyrë unanime manifesti i PES-it si dhe z. Nicolas Schmit si kandidati i përbashkët i PES-it.

Si anëtarë të PES që jemi, me një delegacion të Lëvizjes VETËVENDOSJE! mora pjesë në këtë kongres.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat