Në Kuçovë sot do të përurohet baza ushtarake e NATO-s.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se hapja e kësaj baze kontribuon në rritjen e sigurisë në rajon, transmeton Telegrafi.
“Hapja e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka thënë Osmani në platformën “X”.
The opening of the NATO Tactical Air Base in Kuçovë, Albania, marks a significant step in strengthening the Alliance's presence in the Western Balkans, contributing to enhanced security in our region and beyond.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 4, 2024
Where there is NATO, there is peace and stability! pic.twitter.com/rirCfKQABS
Më tej, Osmani ka theksuar se ku është NATO ka paqe dhe stabilitet.
Ndryshe, në ceremoninë për përurimin e bazës ajrore do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe të SHBA-së.
Baza ajrore e Kuçovës është ndërtuar në vitet 1950, por doli jashtë përdorimit në vitet ’90.
Pas rikonstruksionit të bazës së Kuçovës, Qeveria e kryeministrit Edi Rama kërkoi që të procedohet sa më shpejt në lidhje me aplikimin e Shqipërisë për ta bashkëfinancuar me NATO-n rikonstruksionin e bazës së re detare në Porto Romano.