Një nga sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, pronari i kompanisë Elkos Group, Ramiz Kelmendi e ka cilësuar “të domosdoshme” ngritjen e pagave për punonjësit, duke e vënë në pah rrezikun që i kanoset tregut të punës në Kosovë me liberalizimin e vizave.
Afaristi Kelmendi, ka thënë se liberalizimi i vizave i ka anët pozitive dhe ato negative.
“Ju e dini që liberalizimi i vizave sjell anë pozitive, sidomos për disa qytetarë që kanë dëshirë t’i vizitojnë familjarët e tyre, fëmijët e tyre, ku po jetojnë, si po jetojnë, ndërsa edhe vet familjari.
Fëmija po ka dëshirë që ta sjellë prindin e t’ia tregojë të arriturat e tij që i ka bërë në shtetet e Evropës”, tha Kelmendi.