Hovenier për anëtarësimin në NATO: Na ndihmoni që të ju ndihmojmë - Gërvalla thotë se Serbia shtiret se është për dialog, por është e përgatitur për luftë

Aktuale

Hovenier për anëtarësimin në NATO: Na ndihmoni që të ju ndihmojmë - Gërvalla thotë se Serbia shtiret se është për dialog, por është e përgatitur për luftë

Më: 4 mars 2024 Në ora: 16:56 Përditësuar në ora: 17:13 më 04.03.2024
Jeff Hovenier

Hovenier: Qeveria s’po punon për kërkesat tona, s’kemi shumë argumente të avokojmë për anëtarësim në NATO

Ambasadori i ShBA-së, në Kosovë, Jefrrey Hovenier, edhe njëherë e ka ripërsëritur se Qeveria e Kosovës, nuk po i dëgjon këshillat që aleatët ua kanë dhënë.

Këto deklarata Hovenier i tha në kuadër të konferencës “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor”. Në pyetjen për anëtarësimin e Kosovës, në NATO, Hovenier tha se ShBA-ja nuk ka arguemnte të mjaftueshme pëtr t’i bindur shtetet e tjera për integrim.

Ai e kiritkoi Qeverinë e Kosovës se nuk po punon për t’i plotësuar kërkesat e tyre.

“Vendimet merren me konsensus, 4 aleatë nuk e njohin Kosovën. Na duhen argumentet më të mira… 4 nga 5 shtete janë bashkuar për një iniciativë dhe kemi vijuar më tutje, do të mirëprisja shumë mundësinë për një bisedë në Bruksel për partneritetin për paqe. Në këtë moment Qeveria ime nuk ka argumente të mjaftueshme për ta argumentuar, avokuar atë anëtarësim sepse nuk ndjejmë se Qeveria po punon në kërkesat shumë të qarta për të shkuar përpara, duam ta bëjmë por duhet të arrihet”, tha ai.

Hovenier në panel me Gërvallën, Rohde e Sunyog: Shpresoj që Qeveria do t’i dëgjojë këshillat që t’i ndihmojmë Kosovës

Sot në një panel në kuadër të konferencës ”Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik” kanë marrë pjesë edhe ambasadorët Hovenier, Rohde, Sunyog dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Gjatë këtij paneli, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka thënë se shpreson që Qeveria të dëgjojë këshillat që i janë dhënë.

“Kemi një pikë tjetër, për popullin dhe qeverinë e Kosovës që të vendosë. Bashkësia ndërkombëtare do qartazi që Kosova të avancojë në rrugën evropiane, pra kemi krijuar kushte për të arritur këtë dhe mënyra e vetme për ta arritur këtë është përmes dialogut të fasilituar nga BE/. U përmendën shume “D”, pra kjo “D” është shumë e madhe. Ne shpresojmë që të shohim përpjekje të ripërtërira për të ecur përpara.

Jam i vetëdijshëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe fasilitatorëve, disa thonë që Serbia do të shfrytëzojë rastin që ta zvarritë progresin e Kosovës, nuk do ta sfidoj këtë si mundësi por ajo që mund të them është se strategjia më e mirë për Kosovën në rrethana të tilla është që të bëjë gjithçka që mundet për të treguar vullnet të vazhdueshëm, energji, kreativitet, përkushtim të vazhdueshëm dhe implementim të obligimeve që i ka marrë që i ndihmon procesit të shkojë përpara dhe besoj që të jetë e mundur.

SHBA nuk mund të vendosë se kush mund të jetë shtet kandidat i BE’së. NATO e ka rolin e vet dhe duam të avancojë, duam t’i ndihmojmë Kosovës dhe duam që edhe Kosova të na ndihmojë përmes argumenteve të mira, shmangies të rrethanave se si të jesh avokat efektiv. Shpresa ime është Qeveria të dëgjojë këshillat e dhëna por duhet të jetë advokat më efektiv”, tha Hovenier.

Gërvalla thotë se Serbia shtiret se është për dialog, por është e përgatitur për luftë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka akuzuar palën serbe se shtiret se është e gatshme për dialog, por sipas saj të njëjtit janë të përgatitur për luftë.

Kështu tha ajo në pyetjen se pse është aq e vështirë implementimi i marrëveshjes pavarësisht asaj që e ka Serbia, në kuadër të konferencës “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor”, ku po diskutohet për përshkrimin e së ardhmes, drejtimet e politikave dhe angazhimin diplomatik.

“Kur ke në dialog që janë të përgatitur për luftë dhe shtiren se janë për dialog me ju dhe kërkojnë që implementohen rezultatet e njëanshme për të cilat njëra palë nuk i pranon më. BE-së i është dhënë një dokument nga kryeministrja e Serbisë ku thuhet se ata nuk ndihen të obliguar nga rezultatet e dialogut nga viti i shkuar. Nëse shkohet një hap para dhe dy prapa atëherë pyetja është a do të kthehemi në të 90’tat”, u shpreh Gërvalla.

Ajo thekson se fjala dialog nënkupton “dy”.

Sipas saj, është e nënkuptueshme që pala serbe është kundër dialogut teksa potencon sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ku mbet i vdekur rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

“Fjala dialog nënkupton dy, nuk është monolog. Po të donim të merrnim vendime lidhur me qytetarët tanë në Kosovë atëherë do të duhej të jemi në gjendje të marrim përgjegjësi dhe të marrim vendime por partnerët tanë dhe miqtë nuk rreshtin së ndaluari duke na shpjeguar se duhet të angazhohemi në dialog dhe në dialog duhet të kesh dy palë përndryshe nuk ka nevojë të kesh dialog.  Kur e ke njërën palë që është kundër dialogut dhe tregon me veprime konkrete si ngjarja e 24 shtatorit ku kishim një akt sulmi kundër Kosovës apo agresionit kundër Kosovës dhe ne pretendojmë se kemi dialog në Bruksel atëherë çdo nxënës në shkollë do ta kuptojë se kjo nuk është ajo që mësohet në shkollë dhe universitet për dialogun si proces sepse dialogu nënkupton angazhimin e dy palëve me një synim që të arrihet një e ardhme më e mirë se sa ajo që ekziston në të kaluarën dhe në të tashmen”, tha ajo.

Hovenier për anëtarësimin në NATO: Na ndihmoni që të ju ndihmojmë

Ambasadori i ShBA-së, në Kosovë, Jefrrey Hovenier, u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian në vitin 2030, është ambicioz, kurse për anëtarësimin në NATO tha Kosova duhet ta ndihmojë ShBA-në në mënyrë që edhe ajo ta ndihmojë Kosovën.

Këto deklarata Hovenier i tha në kuadër të konferencës “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor”, ku po merr pjesë edhe Donika Gërvalla dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

“ShBA nuk vendosin kush është shtet kandidat e kush do integrohet, dot ë thotë të jemi anëtarë në vitin 20230 është ambicioze por ne do donim që të shohim progres të madh. Nga ana e NATO-së kemi një rol dhe duam të avancojmë, por duhet që Kosova të na ndihmojë neve e që ne ta ndihmojmë Kosovën”, tha ai.

Tutje Hovenier tha se Kosova mund të avancohet në rrugët e saj të integrimit vetëm përmes dialogut.

“Besoj që jemi në një pikë kthese dhe normalisht që vendoset nga Qeveria e Kosovës, do ishte shumë e qartë nëse më pyesni mua, duam të shohim Kosovën e avancuar në trajektoren euroatlantike i kanë mjetet, e vetmja mënyrë është përmend dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, këtë shkronjën D të dialogut do ta përforcoja edhe më shumë”, tha ai.

Ambasadori amerikan tha se shpreson që Qeveria e Kosovës të jetë më energjike sa i përket dialogut me Serbinë.

“Shpresojmë që të shohim përpjekje më energje3tike të ecim përpara, jam i vetëdijshëm që është dialog i dyanshëm në këtë drejtim ka brenga që Serbia do ta shfrytëzojë mundësinë apo rrethanat për ta penguar progresin e Kosovës, s’do ta sfidoja këtë si mundësi. Ajo që mund të them që strategjia më e mirë është që të bëjë çdo gjë të mundur për të treguar vullnetin e mirë, kreativitetin e vazhdueshëm, përkushtimin e vazhdimit për obligimet që i ka marrë përsipër”, tha ai.

Hovenier tha se pret nga Qeveria t’i dëgjojë këshillat që ua kanë dhënë.

Gërvalla: Kosova, në vitin 2030 në NATO dhe në BE

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, beson se deri në vitin 2030, Kosova do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe Aleancës Veriatlantike të NATO-s.

Kështu tha ajo në pyetjen se ku e sheh Kosovën dhe rajonin në vitin 2030, në kuadër të konferencës “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor”, ku po diskutohet për përshkrimin e së ardhmes, drejtimet e politikave dhe angazhimin diplomatik.

“Është shumë pyetje e vështirë kjo sepse nuk varet vetëm nga Kosova se ku do të gjendemi në vitin 2030. E di që deri në atë vit shumë gjëra duhet të ndryshojnë dhe projektimet tona më të mira mund të ndodhin deri atëherë. Për shembull duhet të kemi një gjuhë të qartë dhe pengesa për ata që e pengojnë rajonin tonë… pra të gjithë në çfarë mënyre, partnerët tanë, miqtë tanë që do të jenë të pranishëm në rajon duke dhënë sinjale të duhura që luftërat në të ardhmen nuk do të tolerohen por për t’i parandaluar duhet të veprojmë me të tashmen përndryshe do të jemi në të njëjtën pozitë sikurse në vitet 90’ dhe nëse nuk përdorim parandalimin atëherë do të jemi tepër të zënë për të gjetur strategjitë e duhura për të përfunduar diçka që do të mund ta parandalonim lehtë po të kishte vullnet të mirë, analizë dhe persona të duhur. Në vitin 2030, në NATO dhe në BE”, tha ajo.

Ndërkaq teksa foli për gjendjen aktuale në rajon, Gërvalla thotë se  derisa po bëjnë punën e tyre, kanë një rrugë të qartë në drejtim të shtetit të së drejtës dhe demokracisë.

“Besoj që ne e bëjmë punën tonë në shtëpi dhe kemi një rrugë të qartë në drejtim të shtetit të së drejtës, demokracisë… njëkohësisht duke përdorur dialogun me diplomacinë për të treguar se sa vendimtare është të kesh një strategji, ta shpjegosh dhe të qëndrosh pas asaj strategjie”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat